Del telefoni me i shpejte ne bote. 10 here me i shpejte se iPhone. (VIDEO)

Barcelonë: Prodhuesi i pajisjeve elektronike Huawei krenohet me telefonin e saj të ri inteligjent, Ascend P2 – një telefon që kompania e quan si më të shpejtin në botë.
Pajisja shumë e hollë, e cila është vetëm 7.8 milimetër vjen me një ekran 4.7-inç, sistem Android 4.1 dhe procesor 1.5GHz quad-core. Por në sajë të qarkut të tij 4G LTE Cat4, i cili siguron transferim të dhënash në internet me një shpejtësi deri në 150 Mbps, është dhjetë herë më i shpejtë se iPhone 5, komunikon kompania.
Pajisja është shumë e lehtë dhe përshtatet mirë në dorë, pavarësisht se është e madhe.
Për një vështrim të plotë të Ascend P2, shikoni vi dj on me poshte.

http://youtu.be/FRV3Un0qrKg